Të shtëna me armë zjarri jashtë një lokali në Nju Jork, plagosen 10 persona! Dyshimet e policisë

te shtena me arme zjarri jashte nje lokali ne nju jork plagosen 10 persona dyshimet e policise










































Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e parë të vitit të ri në Kuins të Nju Jorkut.

Screenshot 2025-01-02 161347

Mediat e huaja raportojnë se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 10 persona.
Ngjarja ndodhi jashtë një lokali privat të mërkurën vonë.

Të plagosurit janë 6 gra dhe 4 burra. Për fat të mirë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia. Autoritetet thanë se 3 ose 4 persona hapën zjarr ndaj turmës jashtë lokalit privat.

Dëshmitarët shprehën tronditjen e tyre duke përdorur mediat sociale ndërsa shpërndanë fotografi të momentit të mbërritjes në vendngjarje të punonjësve të rendit.
Policia përjashtoi mundësinë e një sulmi terrorist.

Ngjarja u regjistrua disa orë pas dy akteve të tjera të dhunës në Shtetet e Bashkuara.

Në Nju Orlins një kamionçinë mori përpara turmën e njerëzve që po festonin Vitin e Ri duke vrarë 15 persona ndërsa në Las Vegas një person vdiq dhe shtatë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një makine Tesla jashtë hotelit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →