Të shtëna me armë zjarri në Parlament! Vritet deputeti, plagoset një tjetër

te shtena me arme zjarri ne parlament vritet deputeti plagoset nje tjeter








































Vritet me armë zjarri deputeti i rajonit separatist të Gjeorgjisë të mbështetur nga Rusia, Abkhazi.

Screenshot_2

Deputeti Vakhtang Golandzia u qëllua me armë zjarri brenda ndërtesës së parlamentit, njoftoi shërbimi për shtyp i presidencës së rajonit sot.

Ndërkohë mësohet se një tjetër deputet ka mbetur i plagosur në dorë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Abkhazisë, Apsnypress, raportoi se ministria e brendshme identifikoi deputetin Adgur Kharazia, si autor të dyshuar të ngjarjes.

Nuk dihet ende arsyeja e të shtënave në parlament, shkruan Reuters.

Abkhazia u zhyt në krizë muajin e kaluar kur protestuesit sulmuan parlamentin në kundërshtim me një marrëveshje investimi me Rusinë, duke detyruar presidentin e rajonit, Aslan Bzhania, të japë dorëheqjen.

Abkhazia e vendosur në bregun e Detit të Zi, u shkëput nga Gjeorgjia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990.

Rusia ka mbështetur prej kohësh Abkhazi dhe një rajon tjetër separatist të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut duke fituar një luftë pesë-ditore me Gjeorgjinë në 2008. Abkhazia dhe Osetia Jugore u shkëputën nga Gjeorgjia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve ’90.

Moska e njohu pavarësinë e dy rajoneve pasi forcat ruse e zmbrapsën një tentim të Gjeorgjisë për ta rimarrë Osetinë Jugore gjatë një lufte pesëditore në verën e vitit 2008, e cila mbaroi me disfatën e Gjeorgjisë.

Shumica e vendeve ende e njohin Abkhazinë si pjesë të Gjeorgjisë, por ekonomia e saj është pothuajse tërësisht e varur nga Moska, e cila ua paguan rrogat administratës publike dhe përfitimet sociale banorëve të saj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →