Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Kurjan të Roskovecit mesditën e sotme (10 Shtator).
Si pasojë e të shtënave u vranë shteasit me iniciale L. K. dhe G. K., ndërsa autori i krimit është identifikuar si 49-vjeçari Altin Kuka, i cili pas krimit të dyfishtë është vetëdorëzuar.
Autori është shoqëruar në komisariat dhe është sekuestruar arma e krimit.
Policia ndodhet në vendin e krimit dhe po heton rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co