Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, përshkallëzon sherri mes kushërinjve. Efektivi i policisë nxjerr pistoletën dhe…

te shtena me arme zjarri ne thumane pershkallezon sherri mes kusherinjve efektivi i policise nxjerr pistoleten dhe
te shtena me arme zjarri ne thumane pershkallezon sherri mes kusherinjve efektivi i policise nxjerr pistoleten dhe

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Thumanës, teksa raportohet se për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Një konflikt mes fqinjëve ka agravuar në përplasje me armë sipas asaj që raporton për BalkanWeb gazetari Igli Çelmeta.

[embedded content]

Dyshohet se një punonjës policie, i identifikuar si Sahit Ahmetaj (Sela), me armën e shërbimit, pas një sherri ka qëlluar në drejtim të disa personave.

Të plagosur kanë mbetur Adrian Sela dhe Fatos Sela, vëllezër.

Ndërkohë, mësohet se autori dhe të plagosurit janë kushërinj me njëri-tjetrin. Ata ishin në konflikt prej një kohe të gjatë për një parcelë toke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →