Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, fqinji qëllon 47-vjeçarin. Policia në kërkim të autorit (emri)

te shtena me arme zjarri ne tirane fqinji qellon 47 vjecarin policia ne kerkim te autorit emri
te shtena me arme zjarri ne tirane fqinji qellon 47 vjecarin policia ne kerkim te autorit emri

Të shtëna me armë zjarri janë regjistrua pak momente më parë në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta bëri me dije se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi, Xhevahir Kolaveri.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka identifikuar autorin e dyshuar Amarildo Kamberi, i cili po kërkohet për arrestimin e tij.

“Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →