Teksa në Kuvend, në rend dite është dhe një marrëveshje me BE-në, kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi kërkoi praninë ministrit Blendi Gonxhja. Sakaq, Nikolla pohoi se minstri ishte në një vizitë zyrtare jashtë vendit.
Në këtë debat ndërhyri dhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko. Ky i fundit tha se bëhej fjalë për një marrëveshje me BE dhe jo me Federatën Ruse.
Majko: Unë e mora fjalën për procedurë. Realisht, ajo që ngre si shqetësim përfaqësuesi i opozitës është e drejtë. Por bëhet fjalë për një marrëveshje me BE dhe jo me Federatën ruse. Këto janë në proces integrimi. Shpresoj që do të keni mirëkuptimin që të vijojmë para bisedën.
Bardhi: Po të ishte marrëveshje me Federatën ruse do ju linim juve që t’i bënit pyetjet. Se ju jeni dhe burim nga federata ruse. Këtu do të duhet të jetë ministri. Kjo çështje duhet të shqyrtohet në seancën tjetër. Nëse është në vizitë zyrtare, atëherë e shtyjmë seancën herës tjetër.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co