Sport

“Të vjen vërtet keq të ndëshkohesh në këtë mënyrë”, mbrojtësi holandez pas humbjen ndaj Anglisë: Dhamë gjithçka, por dolëm “duarbosh”

te vjen vertet keq te ndeshkohesh ne kete menyre mbrojtesi holandez pas humbjen ndaj anglise dhame gjithcka por dolem duarbosh
te vjen vertet keq te ndeshkohesh ne kete menyre mbrojtesi holandez pas humbjen ndaj anglise dhame gjithcka por dolem duarbosh

Të dëshpëruar ishin holandezët në përfundim të ndeshjes, për humbjen e mundësisë për të mbërritur në finale. Goli i realizuar në fund të sfidës nga Watkins, i’a “preu” ëndrrën në mes “tulipanëve”. Edhe mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, nuk e fshehu mërzinë pas eleminimit:

“Të vjen vërtet shumë keq të mundesh në këtë mënyrë. Dhamë gjithçka në këtë ndeshje, por në fund dolëm “duarbosh”. Të ndëshkohesh me një gol të tillë në minutat e fundit të ndeshjes, është me të vërtet e rëndë”, theksoi Van Dijk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts