Sport

“Të vjen vërtet keq të ndëshkohesh në këtë mënyrë”, mbrojtësi holandez pas humbjen ndaj Anglisë: Dhamë gjithçka, por dolëm “duarbosh”

Të dëshpëruar ishin holandezët në përfundim të ndeshjes, për humbjen e mundësisë për të mbërritur në finale. Goli i realizuar në fund të sfidës nga Watkins, i’a “preu” ëndrrën në mes “tulipanëve”. Edhe mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, nuk e fshehu mërzinë pas eleminimit:

“Të vjen vërtet shumë keq të mundesh në këtë mënyrë. Dhamë gjithçka në këtë ndeshje, por në fund dolëm “duarbosh”. Të ndëshkohesh me një gol të tillë në minutat e fundit të ndeshjes, është me të vërtet e rëndë”, theksoi Van Dijk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts