![“Të zhbllokohen fondet e IPART 3 për fermerët”, Bardhi: Të hetohet skandali me fondet e BE. Duam të dimë pse ligji për tregtinë e armëve… 2 te zhbllokohen fondet e ipart 3 per fermeret bardhi te hetohet skandali me fondet e be duam te dime pse ligji per tregtine e armeve](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/te-zhbllokohen-fondet-e-ipart-3-per-fermeret-bardhi-te-hetohet-skandali-me-fondet-e-be-duam-te-dime-pse-ligji-per-tregtine-e-armeve.jpg)
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se duhet të zhbllokohen fondet e IPART3 për fermerët shqiptarë.
Bardhi theksoi se duhet që institucionet e drejtësisë të hetojnë skandalin me fondet e BE-së. Më tej, Bardhi tha se duhet që opozita të dijë se përse ligji për tregtinë e armëve po kalon në një kohë të shpejtë.
[embedded content]
Gazment Bardhi: Kërkojmë debat për gjetjet e OLAF për fondet në bujqësi. Duhet të bëjmë të mundur adresimin e të gjitha masave, që të zhbllokohen fondet e IPART 3 për fermerët shqiptarë. Institucionet e drejtësisë të hetojnë skandalin me fondet e BE.
Duhet të na thoni se çfarë urgjence ka Këshilli i Ministrave tek ligji për armët, duam të dimë se çfarë urgjencë ka paraqitur Këshilli i Ministrave. Duam ta dimë arsyen, sepse zakonisht ligjet që miratohen shpejt kanë interesa pas.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co