Teknikë e shërbimit sekret sovjetik/ Deklarata ‘bombë’ e aktivistit: Navalny-n e mbajtën në të ftohtë dhe e vranë me një grusht në zemër

teknike e sherbimit sekret sovjetik deklarata bombe e aktivistit navalny n e mbajten ne te ftohte dhe e vrane me nje grusht ne zemer
teknike e sherbimit sekret sovjetik deklarata bombe e aktivistit navalny n e mbajten ne te ftohte dhe e vrane me nje grusht ne zemer

Alexei Navalny mund të jetë vrarë nga një grusht në zemër, një teknikë e mësuar dikur nga agjentët e shërbimit sekret sovjetik. Kështu deklaroi Vladimir Osechkin, themeluesi i grupit të të drejtave të njeriut Gulag.net, i cili është i informuar nga një rrjet i gjerë i të burgosurve dhe zyrtarëve rusë, i tha The Times se ai besonte se autoritetet ruse e mbanin Navalny në të ftohtë përpara se ta ekzekutonin me një grusht të vetëm.

Aktivisti citoi si provë komentet e një burimi që punonte në qendrën e paraburgimit të Rrethit Arktik ku vdiq Navalny, i cili tha se kishte mavijosje në trupin e tij kur ai vdiq, në përputhje me teknikën e “një grusht”. Njerëzit e Navalny-t nuk i kanë komentuar akuzat dhe gruaja e tij, Yulia Navalny, ka thënë se beson se burri i saj ishte helmuar me Novichok.

Raportet për mavijosje në trupin e tij gjithashtu mbeten të pakonfirmuara. E gjithë kjo vjen pasi gjykata në Salekhard, qyteti ku supozohet se u mor trupi i Navalny-t pas vdekjes së tij, tha se do të shqyrtonte kërkesën e nënës së tij që trupi t’i kthehej më 4 mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →