Trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde ka thënë se Nico Williams është i lumtur me skuadrën dhe një lëvizje e mundshme te Barcelona nuk është prioritet.
“Nuk kam asnjë dyshim për Nicon. E shoh mirë dhe të lumtur. Këtë vit kemi shumë sfida përpara nesh dhe Nico me siguri do të dojë t’i përballojë ato. Nuk është lojtari i pari dhe as i fundit që i duhet të jetojë me thashethemet sepse merkato do të jetë e hapur deri në fund të gushtit.
Ai është një lojtar i madh dhe mund të ketë klube që mund të jenë të interesuara, por ai është i lumtur me ne dhe ne jemi të kënaqur me të. Unë e llogaris Nicon pjesë të skuadrës në momentin që ai do të kthehet nga pushimet”, u shpreh Valverde.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co