Sport

Tekniku i Fulham  beson te Broja: Do të vijë momenti i tij, gjithçka në kohën e duhur

tekniku i fulham beson te broja do te vije momenti i tij gjithcka ne kohen e duhur
tekniku i fulham beson te broja do te vije momenti i tij gjithcka ne kohen e duhur

Armando Broja kaloi te Fulham nga Chelsea në merkaton e janarit në formën e huazimit, në mënyrë që të gjejë sa më shumë minuta. Gjithsesi, edhe te skuadra tjetër londineze, Broja ka konkurencë në repartin e  avancuar, teksa Rodrigo Muniz duket se i ka marrëdhëniet mirë me golin. Rreth situatës në skuadrën e tij ka folur trajneri i Fulham, Marco Silva.

“Broja duhet të presë mundësinë e tij. Ne besojmë me të vërtet që ai është personi i duhur këtu. Ai erdhi në ditën e fundit të merkatos para ndeshjes me Burnley dhe ka luajtur 20 minuta. Por Rodrigo shënoi dhe më pas në ndeshjen e mëvonshme, realizoi dy gola të tjerë.

Për fatin e tij të keq, javën e kaluar ai nuk ishte mirë me shëndet dhe humbi ndeshjen. Por tani është në dispozicion dhe unë do të vendos cila do të jetë zgjidhja më e mirë për të nisur ndeshjen. Ai po punon shumë, në një klub të ndryshëm, me një stil të ndryshëm loje dhe i duhet kohë që të përshtatet e të kuptojë gjërat. Duhet kohë, por ne mund t’i shohim cilësitë e tij” – Tha tekniku.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts