Pas disfatës 5-1 ndaj Gjermanisë në Euro 2024, trajneri i Skocisë Steve Clarke tregoi këndvështrimin e tij.
“Është një natë e vështirë. Nuk luajtëm sipas standardeve tona. Ndjehem sikur e kemi zhgënjyer veten. Jemi më mirë sesa treguam sonte dhe shpresojmë se mund ta tregojmë këtë në dy ndeshjet e ardhshme”.
“Ajo që duhet të bëjmë është ende para nesh, duhet të përqendrohemi. Gjithçka ka të bëjë me reagimin, kështu që le të shohim se si do të reagojmë”.
“Gjermania ishte e jashtëzakonshme dhe, për fat të keq, ne nuk mundëm t’i përballonim. Pjesa e parë na iku shumë shpejt, ne nuk mundëm të futeshim në lojë” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co