Shqiperia

Telefonata e Erdogan me Ramën, Nesho: Presidenti turk do që të rikthejë lavdinë e P.Osmane, e sheh Ramën si vasal

telefonata e erdogan me ramen nesho presidenti turk do qe te riktheje lavdine e p osmane e sheh ramen si vasal
telefonata e erdogan me ramen nesho presidenti turk do qe te riktheje lavdine e p osmane e sheh ramen si vasal

Diplomati i karrierës, Agim Nesho, në një lidhje live me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 ka komentuar telefonatën e Erdogan me Ramën.

Nesho theksoi se presidenti turk Erdogan kërkon të rikthejë lavdinë e Perandorisë Osmane. Sipas tij, Erdogan e sheh Ramën si një vasal.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë raporte mes dy vendeve mike. Rama e adhuron Erdogan në ushtrimin e pushtetit me dorë të hekurt. Erdogan e shikon Shqipërinë si vend vasal, që mund t’i komunikojë çdo gjë që atij i duhet dhe që ka interes. Erdogan e komandon Ramën dhe këtë e ka treguar në vazhdimësi, duke kërkuar shpesh që të goditet FETO. Rama ka mbyllur edhe një çerdhe, pas urdhrit të ardhur nga një qeveri tjetër. Turqia është një vend që përkrah autoritarët kudo në botë. Edi Rama është vasal i Erdoganit në Shqipëri. Politika e jashtme bazohet në interesat kombëtare, qoftë me SHBA etj.

Janë individët që degjenerojnë raportet mes vendeve. Erdogan ka ndërhyrë në Shqipëri, duke ndërtuar spitale etj. Këto gjëra bëhen për të shtrirë influencën politike. Kemi lidhje që shikon realizimin e projekteve të veçanta. Projekti i jetës së Erdoganit është rikthimi i Perandorisë Otomane. Rama është bërë edhe një vasal i Vuçiç përmes Ballkanit të Hapur. Erdogan e sheh Ramën si jeniçer dhe është komandanti i tij. Edi Rama tha se veriu i Kosovës është toka e askujt. Po të ishte patriot, Rama nuk bënte lojëra politike. Rama është i dështuar, është një njeri që i pëlqen vetja dhe në aspektet e politikës së jashtme është në disavantazh”, tha Nesho.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts