“Telefoni mënyrë e gabuar për të ‘parkuar’ fëmijët”- Mërtiri: Të miturit janë më të mbrojtur në rrugë, se në internet

telefoni menyre e gabuar per te parkuar femijet mertiri te miturit jane me te mbrojtur ne rruge se ne internet








































Pedagogu i njohur, Ergys Mërtiri, shprehet se materialet e platformës TikTok janë produkt i një kulture të dhunshme, të cilësuar prej tij si prej ‘gangsteri’.

mertiri

Lidhur me rastin e vrasjes në 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mërtiri tha se prindërit sot i shohin fëmijët si barrë dhe mendojnë se i kanë të sigurt duke i mbajtur në shtëpi me telefona dhe internet.

Por sipas tij sot interneti është bërë më i rrezikshëm se rruga.

Mërtiri: Prindi edhe në qoftë se është filozof e ka të vështirë të kontrollojë fëmijë e vetë sepse ka mijëra që e thërrasin fëmijën në rrugë të gabuara. Tani për sa i përket internetit, sjellja rrugaçëror, por fëmija nuk duket se është fëmijë rruge se rri në rrugë. Kam dëgjuar që ka pas nota të mita etj etj.

Ka një problem të mad , sot rruga është online dhe njerëzit nuk e kuptojnë këtë. Ne mendojmë se i kemi fëmijët aty, se janë në shtëpi po rrinë me telefonin e janë të mbrojtur e të sigurt. Në fakt janë më të ekspozuar se kurrë me telefonin. Kemi fëmijë rrugaçë pa dalë në rrugë…Shoh nëpër shkolla që i thonë kërkoni në internet për këtë, pse për çfarë i ka librat?

Kur fëmija del në rrugë është shumë herë më i mbrojtur se sa kur del në internet se në internet ka dhe të rritur që e lëvizin, në internet ai futet në hapësira ku nuk ka fare të rritur, pra është më i humbur se kurrë është në pyll.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →