Shqiperia

Temperatura deri në 37 gradë, çfarë ndodh me motin sot

temperatura deri ne 37 grade cfare ndodh me motin sot

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore.

Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina, era hera –herës fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

452112042 1201113187583015 4943108055077390688 N
452112042 1201113187583015 4943108055077390688 N
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts