Temperaturat arrijnë deri në 27 gradë Celsius, parashikimi i motit për fundjavën

temperaturat arrijne deri ne 27 grade celsius parashikimi i motit per fundjaven





































Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

moti

Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit të cilat janë më të theksuara në relievin malore në lindje të vendit. Po ashtu do të kemi intervale të herëpashershme me kthjellime.

Vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe të dobëta shiu në orët e mesditës dhe pasdites në lindje dhe në jug të vendit. Hera-herës në male do të kemi shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 2-7m/s, hera-herës në lugina, male dhe bregdet fiton shpejtësi 4-11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Mjegull/mjegullinë prezente në orët e para të mëngjesit, kryesisht në zonat luginore.

1 2

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →