Shqiperia

“Tempulli 2″/ U kapën në flagrancë teksa shisnin drogë, pranga dy të rinjve në Lezhë (EMRAT)

tempulli 2e280b3 u kapen ne flagrance teksa shisnin droge pranga dy te rinjve ne lezhe emrat

Lezhë

Vijon megaoperacioni policor antidrogë “Tempulli 2”. Goditen 2 raste të tjera të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

U kapën në flagrancë në Lezhë dhe në Shëngjin, ndërkohë që shitnin doza kokaine dhe cannabisi, vihen në pranga 2 shtetas

Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë qarkun dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Policisë së Lezhës, goditën 2 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike.

Për rastet u arrestuan në flagrancë shtetasit Ergys Përgjini 23 vjeç, banues në Lezhë dhe Robert Prendi , 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë.

23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.

Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts