Shqiperia

“Tempulli 4”/ Shpërndanin drogë pranë shkollave dhe lokale nate, arrestohen 24 persona në Tiranë, katër ende në këkrim

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, në një konferencë për shtyp, ka deklaruar se 24 persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli4”.

“’Tempulli 4’, u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike afër shkollave dhe lokale nate në Tiranë. Referuam materialet në prokurori ku u regjistruan 2 procedime.

Pas një hetimi disa mujor, 24 persona u arrestuan, 9 prej të cilëve po hetohen në arrest me burg. Ndërkohë 4 shtetas të tjerë janë ende në kërkim.

U sekuestruan:
1.9 kg kokainë
18 kg mariuane
350 doza drogë sintetike”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts