Bota Sport

Ten Hag mbron rekordin e tij në Mançester: Vetëm Guardiola ka bërë më mirë se unë

ten hag mbron rekordin e tij ne mancester vetem guardiola ka bere me mire se une



































Erik ten Hag ka pohuar se Pep Guardiola është i vetmi trajner në Angli, i cili ka bërë më mirë se ai që kur holandezi mori drejtimin e Mançester Junajtidit.

4a63ff70-0146-11ee-bd71-3d7775874c71

Ten Hag mbërriti në “Old Trafford” në maj 2022 dhe holandezi që atëherë ka fituar 68 nga 114 ndeshjet e tij në stolin e “djajve të kuq”. Gjatë asaj kohe ai është përballur me rivalë si Guardiola, Jyrgen Klop, Mauricio Poçetino dhe Mikel Arteta. Ten Hag ka pasur rezultate të përziera tek Junajtid, duke ngritur Kupën Karabao dhe duke e udhëhequr skuadrën e tij në vendin e tretë në sezonin e tij të parë.

Sidoqoftë, sezoni 2023- 24 ishte më i vështirë, pasi 20 herë kampionët e Anglisë u renditën në vendin e tetë, përpara se sezoni i tyre të shpëtohej nga suksesi në Kupën FA kundër rivalëve të mëdhenj të Mançester Sitit që i siguroi atyre një vend në Ligën e Europës. U raportua gjerësisht se Ten Hag ishte në prag të shkarkimit përpara finales së Kupës FA, përpara se pronarët e rinj të Junajtidit, “Ineos”, të udhëhequr nga Sër Xhim Retklif, të vendosnin ta mbanin atë dhe më pas të aktivizonin klauzolën për të zgjatur kontratën e tij me një sezon.

Junajtid u rendit gjithashtu 31 pikë pas kampionëve të Sitit në Premier Ligë dhe u rendit në fund të grupit të tyre të Ligës së Kampioneve. Megjithatë, ish-trajneri i Ajaksit mbrojti rekordin e tij dhe theksoi ndikimin që ka pasur që nga ardhja e tij në Angli.

“Sigurisht që ndihem më i fortë pasi fitova Kupën FA”, tha Ten Hag për “The Times”. “Ky klub nuk fitoi trofe para se të vija unë për gjashtë vjet. Në dy vite, pas Guardiolës, ne fituam më shumë trofe në futbollin anglez. Pra, ne jemi në një pozicion të fortë. Shikoni, ne mund të mposhtim çdo kundërshtar. Jo vetëm një herë, por më shumë se një herë dhe e kemi bërë kundër Sitit dhe gjithashtu kundër Liverpulit”.

Dy trofetë e Ten Hagut e vendosin atë përpara Klopit dhe Dejvid Mojesit, të cilët kanë fituar nga një trofe gjatë dy viteve të fundit, ndërsa Guardiola ka ngritur katër të tillë. Megjithatë, holandezi pranon se Junajtid ka ende shumë fusha ku duhet të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme.

Ai shtoi: “Por e vërteta është se ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe ne duhet të jemi më të qëndrueshëm dhe duhet të krijojmë një kulturë fituese. Nuk është vetëm një kulturë fituese e dhomave të zhveshjes, por standarde më të larta duhet të ofrohen në të gjithë klubin”.

Vështirësitë e “djajve” sezonin e kaluar u shtuan nga një diferencë negative e golave në Premier Ligë ndërsa vendi i tyre i tetë ishte më i ulëti në kampionat që nga sezoni 1989-90. Megjithatë, Ten Hag ka vepruar shpejt merkaton e kësaj vere, me klubin që tashmë duke transferuar Joshua Zirkzenë dhe Leni Joronë, ndërsa Xhejdën Sanço është riintegruar në skuadrën e parë.

Pas një humbjeje zhgënjyese 1-0 me Rozenborgun në miqësoren e tyre të parë, Junajtid mundi Rejnxhërsat 2-0 të shtunën, ndërsa skuadra e Ten Hagut tani do të shkojë në SHBA ku do të përballet me Arsenalin, Real Betisin dhe Liverpulin.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts