Ten Hag, rikthehen hijet e shkarkimit! Ja favoriti për të marrë stolin e Junajtid

ten hag rikthehen hijet e shkarkimit ja favoriti per te marre stolin e junajtid





































Garet Sauthgejt është kandidati favorit për të zëvendësuar Erik ten Hagun në stolin e nxehtë të Mançester Junajtidit. Ten Hag, 54 vjeç, pësoi një disfatë 3-0 ndaj Liverpulit të Arne Slotit në “Old Trafford” të dielën.ten hagDy gabime nga Kasemiro dhe një nga Kobi Meino bënë që “Reds”-at të përfitonin dhe shënonin tre gola nga tri kundërsulme, megjithëse kjo ishte diçka që Slot i parapriu, ndërsa ai anuloi taktikën e Junajtidit. Ish-trajneri i Ajaksit, Ten Hag, u mbështet për të qëndruar në “Old Trafford” në fund të sezonit të kaluar, pasi fitoi Kupën FA, edhe pse më herët drejtuesit kishin vendosur që ta shkarkonin. Megjithatë, dy humbje nga tre ndeshjet e tyre hapëse të sezonit të Premier Ligës tashmë po testojnë durimin e tifozëve dhe ndoshta edhe të drejtuesve. Vendimi për të ardhmen e tij do të merret nga shefat e “Djajve” të afruar nga Sër Xhim Retklif, pas blerjes së pakicës së aksioneve nga ky i fundit.

Retklif pranoi hapur se stafi i tij i “Ineos” kishte marrë në konsideratë zgjedhje alternative, përpara se të vendoste t’i jepte besimin dhe ta mbështeste holandezin për sezonin e ri. Por kompania e basteve “Sky Bet” tani ka ulur kuotat për menaxherin e ardhshëm të Mançester Junajtidit pas humbjes 3-0 kundër Liverpulit. Ata e kanë vlerësuar ish-trajnerin e Anglisë, Garet Sauthgejt, si favoritin e madh për të qenë trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq” me koeficientin 2. Mauricio Poçetino, i cili thuhet se ka pranuar të bëhet trajneri i ardhshëm i kombëtares amerikane të meshkujve, është i dyti me shanset 2.5. Ndihmës trajneri aktual i Mançester Junajtidit, Rud van Nistelroi është i treti në listë me koeficientin 4.

Ish-asistenti i Junajtidit dhe trajneri i Ipsuiçit, Kieran MekKena, renditet i katërti me koeficientin 6, ndërsa ish-trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel i ka shanset 9. Tomas Frenk, Roberto De Zerbi dhe Graham Poter kanë të gjithë koeficient më të lartë, përkatësisht 10, 20 dhe 25. Testi i radhës i Ten Hagun do të jetë kundër Sauthemptonit jashtë pas pushimit ndërkombëtar.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →