Tensioni në Kuvend pak para kalimit për votim të projektbuxhetit të vitit 2025.
Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, ka shkuar te foltorja pa i dhënë fjalën kryetarja e Kuvendit, ku më pas janë afruar punonjësit e Gardës.
Dogjani është përplasur me punonjësit e Gardës, duke i shtyrë.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i ka kërkuar të mos shtyjë punonjësit e Gardës.
“Mos i shtyni punonjësit e gardë. Pse e krijoni këtë incident në mënyrë të panevojshme! Ju lutem mos e zini foltoren”, tha Spiropali.