Tensione te “Rruga e Elbasanit”, Falmur Noka përplaset fizikisht me shefin e Komisariatit nr. 1

tensione te rruga e elbasanit falmur noka perplaset fizikisht me shefin e komisariatit nr 1
tensione te rruga e elbasanit falmur noka perplaset fizikisht me shefin e komisariatit nr 1








































Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur fizikisht me shefin e Komisariatit nr.1

Incidenti ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, një nga nyejt që opozita e bllokoi.

Policia ka kërkuar herë pas herë që të lirohen rrugët, pasi kjo përbën vepër penale, por kjo thirrje është refuzuar nga demokratët.

Po ashtu deputeti i PD, Flamur Noka pretendon se në mes të protestuesve ka efektivë policie që janë të armatosur.

“Kushtetuta.. thotë diçka… as me rruhet farë për kushtetutën. Mu zhduk, as të pyes fare kush je dhe ca je”, dëgjohet ti thotë Noka, shefit të  komisariatit nr 1.

Nga ana e tyre protestuesit e kane konsideruar si provokim nga ana e policisë. “Te ndalet dhuna nga ana e policise”, thane protestuesit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →