Tensionet në Komisionin Hetimor për Shëndetësisë, PD kërkon ndëshkimin e 3 deputetëve socialistë: Ndërmorën veprime të njëanshme e arrogante! Ja shkeljet

tensionet ne komisionin hetimor per shendetesise pd kerkon ndeshkimin e 3 deputeteve socialiste ndermoren veprime te njeanshme e arrogante ja shkeljet





































Partia Demokratike në një kërkesë drejtuar kryetares së Sekretariatit të Etikës, Klotilda Bushka, ka kërkuar ndëshikimin e 3 deputetëve socialistë.

ndreca vokshi

Në një letër drejtuar Sekretariatit të Etikës, PD ka kërkuar marrjen e masave disiplinore për Plarent Ndrecen, Erion Braçen dhe Ilir Metajn, me pretendimin se “ndërmorën veprime të njëanshme e arrogante” në Komision, duke listuar shkeljet e tyre.

“Komisioni Hetimor ndodhet në një situatë të paprecedent, të pandodhur asnjëherë më parë në historinë e Komisioneve Hetimore. Mbi 70% e anëtarëve aktualisht janë të dënuar» e nuk lejohen që të hyjnë e të marrin pjesë në mbledhjet e Komisionit”, thuhet në shkresë.

Në kërkesë thuhet se pamundësia e deputetëve të opozitës për të marrë pjesë në Komision, e bën pyetjen e dëshmitarëve të paplotë dhe të pavlefshme.

Gjithashtu pretendohet se deputetë të mazhorancës kanë përdodur një fjalor jo të denjë dhe jo etik ndaj një ligjvënësje të PD.

“Përdorimi nga disa deputete pjese te mazhorances i nje fjalori te padenje dhe joctik ndaj nje zonje deputete, e cila ne rradhe te pare eshte nje nene dhe nje grua, vlerësojmë se përben shkelje te rende te etikes parlamentare”.

PD kërkoi që Sekretariati per Procedurat, Votimet dhe Etiken mblidhej urgjentisht per marrjen e masave disiplinore ndaj 3 deputeteve.

“Nisur nga kjo situatë, ku kemi konstatuar sjellje joparlamentare, gjuhën provokuese dhe intimiduese, aspak etike të përdorur nga Deputeti Erion BRACE, Ilir METAJ dhe Plarent NDRECA ndaj Kryetares se Komisionit Hetimor znj. Albana VOKSHI, gjykojmë se këto sjellje janë të pa tolerueshme dhe të padenja për një ligjvënës”, thuhet në shkresë.

Masat disiplinore të kërkuara janë:

Përjashtim nga pjesëmarrja në aktivitetin parlamentar për deputetet e Partisë Socialiste z. Erion Brace, z. Ilir Metaj dhe z. Plarent Ndreca;

Mbledhjen e menjëhershme të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për vlerësimin dhe marrjen e masës së propozuar nga ana jonë.

DOKUMENTI

5 3 33 22 komisioni hetimor shendetesi PD

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →