Izraeli nuk ka ndërmend të hyjë në një luftë me Libanin dhe Hezbollahun, megjithëse gjendja aktuale nuk mund të vazhdojë, u tha gazetarëve Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në OKB, Danny Danon.
“Ne nuk duam të shohim përshkallëzim në rajon. Nuk kemi ndërmend të hyjmë në një luftë me Hezbollahun dhe Libanin, por nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë,” tha ai.
Nëse nuk arrihet de-përshkallëzimi përmes diplomacisë, Izraeli nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të përdorë të gjitha mjetet për mbrojtjen e qytetarëve të tij në kufirin me Libanin, shtoi Danon.
Ai refuzoi t’i përgjigjet pyetjes nëse Izraeli qëndron pas shpërthimit masiv të pajisjeve komunikuese në Liban.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co