Papa Francesku ka përsëritur sërish apelin e tij për qetësimin e situatës në Lindjen e Mesme.
Ai tha se vazhdon të ndjekë shumë shqetësim situatën në Lindjen e Mesme.
“Unë vazhdoj të ndjek me shumë shqetësim situatën në Lindjen e Mesme. Përsërit apelin tim për të gjitha palët e përfshira që konflikti të mos përhapet dhe zjarri të pushojë menjëherë në të gjitha frontet, duke filluar nga Gaza ku situata humanitare është shumë e rëndë dhe e paqëndrueshme. Lutem që kërkimi i sinqertë i paqes të shuajë mosmarrëveshjet, dashuria të mposht urrejtjen dhe hakmarrja të çarmatoset me falje.”, tha Papa Francesku.
Pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, situata mes palëve të përfshira në konflikt, është tensionuar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co