Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë qytetin izraelit, nuk ndalojnë goditjet ndaj anijeve në Detin e Kuq

tensionet ne lindjen e mesme rebelet houthi sulmojne qytetin izraelit nuk ndalojne goditjet ndaj anijeve ne detin e kuq
tensionet ne lindjen e mesme rebelet houthi sulmojne qytetin izraelit nuk ndalojne goditjet ndaj anijeve ne detin e kuq

Grupi i rebelëve Houthi ka njoftuar se ata kanë gjuajtur raketa balistike dhe kanë lëshuar dronë në qytetin izraelit Eilat.

“Raketat tona dhe forcat UAV qëlluan një numër raketash balistike dhe dronë në objektiva të ndryshëm të armikut në zonën Umm al Rashrash, në jug të Palestinës së pushtuar”, tha një zëdhënës i rebelëve Houthi.

Grupi gjithashtu pretendon se ka goditur një anije britanike, duke shkaktuar një zjarr në të dhe duke shkaktuar dëme të shumta.

Houthi-t gjithashtu thanë se kishin sulmuar një anije luftarake amerikane me drone, me SHBA-të që më herët thanë se kishin rrëzuar gjashtë drone të rebelëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts