Tensionet tek Sterilizimi/ Vokshi: Nuk hapet mbledhja pa urdhëruar unë. Ndreca: Ju keni vrarë!

tensionet tek sterilizimi vokshi nuk hapet mbledhja pa urdheruar une ndreca ju keni vrare
tensionet tek sterilizimi vokshi nuk hapet mbledhja pa urdheruar une ndreca ju keni vrare

Kanë vijuar tensionet në Komisionin Hetimor për Sterilizimin.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se mbledhja nuk është hapur, pasi vetëm ajo mund ta hapë këtë mbledhje. Vokshi tha se PS është një krah politik bashkë me korrupsionin dhe krimin.

Deputeti i PS Petro Koçi theksoi se fatkeqësisht PD-ja po kthehet në kioskë.

Petro Koçi: Zonja Vokshi, ke kërcënuar dëshmitarin.

Albana Vokshi: Të dalë dëshmitari jashtë. Unë jam kryetarja. Unë te dera, ju hapni mbledhjen. Po kush jeni ju? Po bëni sikur pyesni dëshmitarin. Sa të jem unë, e drejtoj unë Komisionin. Kur të vdes unë e hapi ju mbledhjen.

Plarent Ndreca: Dëshmitari të vazhdojë. Kryetari i Komisionit nuk merr asnjë vendim. Mbledhjen në këtë rast e ka thirrur ¼. Ti nuk ke ardhur të hapësh mbledhje, por ke ardhur të prishësh mbledhjen. Ti do ta bësh mbledhjen sipas vendimeve të Partisë Demokratike.

Petro Koçi: Po ktheni PD-në kioskë si LSI.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →