Tentohet ti vihet zjarri Malit Partizan në Berat/ Policia në kërkim të autorëve të dyshuar

tentohet ti vihet zjarri malit partizan ne berat policia ne kerkim te autoreve te dyshuar
tentohet ti vihet zjarri malit partizan ne berat policia ne kerkim te autoreve te dyshuar

Një vatër zjarri është përhapur sot në Malin Partizan në Berat, raporton për Balkanweb gazetarja Eneida Petova.

Vatra e zjarrit është pikasur gjatë inspektimit të zhvilluar sot përgjatë territorit rreth zonave të mbrojtura nga Drejtoria e MZSh-së Berat. Nga ky inspektim rezultoi se persona ende të paidentfikuar kishin tentuar ti vinin zjarrin Malit Partizan, duke ndezur një vatër zjarri.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrëfikëse bëri të mundur neutralizimin e menjëhershëm të vatrës së zjarrit, duke shmangur një situatë e cila mund të merrte përmasa të mëdha, për shkak të terrenit me pisha e shkurre.

[embedded content]

Pas fikjes së vatrës së zjarrit, është lajmëruar edhe policia pasi dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →