Bota

Tentoi të dilte nga Shqipëria me 41 000 euro të padeklaruara, ja ku i kishte fshehur 50-vjeçarja! Autoritetet nisin hetimet

tentoi te dilte nga shqiperia me 41 000 euro te padeklaruara ja ku i kishte fshehur 50 vjecarja autoritetet nisin hetimet





































Policia Kufitare në Kakavijë ka proceduar penalisht një grua, e cila tentoi të dilte nga Shqipëria për në Greqi me një shumë të padeklaruar prej 41 mijë eurosh.

euro

Gruaja i kishte fshehur paratë në çantë, por u zbuluan gjatë kontrollit në pikën kufitare.

50-vjeçarja me banim në Greqi akuzohet për “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policise

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 41 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 50-vjeçarja.

Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases Zh. D.,  ku u gjetën 41 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen Zh. D., 50 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts