Bota

Tentoi të filmonte atentatin ndaj Trump? 58-vjeçarit iu gjet arma, dy çanta shpine dhe… një GoPro

tentoi te filmonte atentatin ndaj trump 58 vjecarit iu gjet arma dy canta shpine dhe nje gopro
tentoi te filmonte atentatin ndaj trump 58 vjecarit iu gjet arma dy canta shpine dhe nje gopro

Një atentat në tentativë është përcaktuar ajo që ndodhi të dielën, ndërkohë që ish-presidenti Donald Trump ishte duke luajtur golf në një nga pronat e tij, në West Palm Beach, Florida

Mediat ndërkombëtare raportojnë se personi i arrestuar, Ryan Wesley Routh në lidhje me ngjarjen kishte me vete një armë të tipit AK-47, dy çanta shpine dhe një… GoPro.

GoPro ishte ngjitur në anën tjetër të gardhit dhe hetuesit besojnë se kjo ishte për të filmuar atentatin. I dyshuari ishte fshehur në shkurre ndërsa ish-presidenti luante golf aty pranë.

Ish-presidenti Trump u mundua që të qetësonte investitorët që mbështesin fushëtan e tij në përpjekje për të fituar Shtëpinë e Bardhë, ndërsa nisi një email ku theksohej se ishte mirë dhe se nuk do të dorëzohej dhe nuk do ta ngadalësonte askush.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts