Një 61-vjeçar është vënë nën hetim pasi në pikën kufitare të Kapshticës, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte, u gjetën të fshehur 2 emigrantë.
Sipas policisë, emigrantët e paligjshëm dyshohet se po ndihmoheshin nga 61-vjeçari, për të kaluar ilegalisht kufirin.
“Shërbimet e PKK Kapshticë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. C., 61 vjeç, banues në Yzberisht, pasi në hyrje të RSh-së, në kamionin që drejtonte ky shtetas, u gjetën të fshehur 2 emigrantë që dyshohet se po ndihmoheshin nga 61-vjeçari, për të kaluar ilegalisht kufirin”, njofton policia.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co