Shqiperia

Tentoi të kalonte me lëndë narkotike në doganën e Kapshticës, arrestohet 31-vjeçarja angleze

tentoi te kalonte me lende narkotike ne doganen e kapshtices arrestohet 31 vjecarja angleze
tentoi te kalonte me lende narkotike ne doganen e kapshtices arrestohet 31 vjecarja angleze

C.P., 31-vjeçe ka rënë në pranga nga blutë e Korçës pasi ka tentuar që në pikën kufitare të Kapshticës ta kalojë me lëndë narkotike.

Sipas informacioneve nga Policia, droga është konstatuar gjatë kontrollit të mjetit.

Teksa 31-vjeçarja përfundoi në pranga, policia sekuestroi lëndën narkotike kanabis sativa, mjetin me të cilin po udhëtonte  dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen C. P., 31 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në brendësi të automjetit të saj, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 celularë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts