Shqiperia

Tentoi të korruptojë policinë me 10 mijë lekë, arrestohet 25-vjeçari

tentoi te korruptoje policine me 10 mije leke arrestohet 25 vjecari
tentoi te korruptoje policine me 10 mije leke arrestohet 25 vjecari

Policia Rrugore ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi akuzohet për “korrupsion aktiv”.

I riu, pasi u ndalua nga policia, ka tentuar të korruptojë uniformat blu me 10 mijë lekë të vjetra, por se përfundoi në pranga.

“Sot në datë 03.04.2024  është arrestuar një drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, përkatësisht shtetasi me iniciale, A.Z 25 vjeç.

I kapur në shkelje ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit rryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112″, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts