Një drejtues mjeti në Tiranë ka përfunduar pas hekurave, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë, pas parakalimit të gabuar. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Sh., 40 vjeç, i cili akuzohet për “për korrupsion aktiv”.
“Shkon në 36 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, përkatësisht shtetasi me iniciale, A.Sh., 40 vjeç, i cili u konstatua duke kryer parakalim të gabuar, mbas verifikimit rezultoi nën ndikimin e alkoolit. I kapur në shkelje ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co