Bota

Tentoi të mbyste bashkëshorten me kabllo, arrestohet shqiptari në Greqi! Dyshohet se ka goditur dhe fëmijën e tyre të mitur

tentoi te mbyste bashkeshorten me kabllo arrestohet shqiptari ne greqi dyshohet se ka goditur dhe femijen e tyre te mitur

































Një episod i rëndë dhune ka ndodhur mes një çifti shqiptar në Greqi, ku burri ka tentuar të mbysë të shoqen me kabllo.

dhune abuzim

Ngjarja e rëndë mësohet se është regjistrua një natë më parë në Kalkidë.

Sipas eviathema.gr, mes çiftit me origjinë shqiptare ka pasur një konflikt për arsye ende të panjohura.

Gjatë sherrit, burri shqiptar ka marrë një kabllo dhe ka tentuar të mbyste gruan e tij, në sy të fëmijës së tyre të mitur.

Burri dyshohet se ka goditur edhe fëmijën, ndërsa nëna thuhet se ka të marrë fëmijën, ka dalë nga shtëpia dhe ka mundur të shkojë në komisariat, ku ka denoncuar të shoqin mbi ngjarjen.

Sakaq, shqiptari është arrestuar nga efektivët e policisë, ndërsa të premten (21 qershor)  pritet të dalë para hetuesisë në gjykatat e Kalkidës, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts