Një 56-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Kakavijë, në përpjekje për të dalë nga Shqipëria.
Ai rezultonte i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga drejtësia shqiptare.
Gjykata e Tiranës në 2021 e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eleminimin e rradhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit të lartë të sezonit turistik.
Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e personave në kërkim, të cilët mund të përfitojnë nga fluksi i lartë për të kaluar kufirin.
Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare në dalje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:
P. P., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co