Shqiperia

Tentoi të vrasë nënë e bir duke i shtypur me makinë, arrest me burg për Mersin Mllojan

tentoi te vrase nene e bir duke i shtypur me makine arrest me burg per mersin mllojan
tentoi te vrase nene e bir duke i shtypur me makine arrest me burg per mersin mllojan

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Mersin Mlloja nga Kosmaçi i bashkisë Vau Dejës.

Gazetari Senaq Nikshiqi raporton për Balkanweb se 38-vjeçari sipas policisë vendore të Shkodrës tentoi të vriste dy shtetas, nënë e bir për motive të dobëta duke i përplasur me automjet në korsinë e dedikuar për këmbësorë.

Kjo është edhe video në momentin e ngjarjes më 15 mars rreth orës 13:40 minuta. Mersin Mlloja punonte si infermier, ndërsa po ashtu edhe shtetasja Dave Ndoja 60 vjeçe, me të cilën ka pasur konfliktin, po ashtu është infermiere në një tjetër qendër shëndetësore në Vau Dejës.

Avokati mbrojtës i 38-vjeçarit Besmir Kolçe kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shkak se siç shihet edhe në video në momentin kur shtetasi Mersin Mlloja afrohet tek shtetasja Dave Ndoja dhe djali i saj Kristjan Ndoja ka frenuar duke ulur pothuajse plotësisht shpejtësinë.

[embedded content]

Po ashtu nënë e bir kanë marrë dëmtime të lehta dhe që në momentin e parë kanë qenë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu pala mbrojtëse deklaroi se ky veprim ka ardhur në kushte psikologjike të ngarkuara për shkak të bullizimit që 60-vjeçarja i ka bërë kolegut të saj gjatë një trajnimi për infermierët në Bushat të Vau Dejësit.

Sipas avokatit por edhe nga deklarimet e vetë 38-vjeçarit, shtetasja Dave Ndoja i është drejtuar kolegut të saj duke i thënë se “ti je për në kosh të mbeturinave. Ku di gjë ti, je sakat”.

Këto fyerje nga 60-vjeçarja kanë ardhur për shkak të një problemi fizik që Mersin Mlloja ka me njërën prej këmbëve. 38-vjeçari pasi është bullizuar dhe fyer disa herë në atë trajnim nga kolegia e tij ka ndërmarrë atë veprim me automjet pak pas mbledhjes së infermierëve, por duke mos i shkaktuar dëme të rënda.

Pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtëse, prokurori Ledion Teme kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa gjyqtarja Egla Mirashi pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në paraburgim 38 vjeçarin Mersin Mlloja. Ky i fundit është i dyshuar për veprën penale “vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts