Shqiperia

Tentuan të kalonin në kufi 84 mijë euro pa i deklaruar, e pësojnë dy shtetasit polakë

tentuan te kalonin ne kufi 84 mije euro pa i deklaruar e pesojne dy shtetasit polake
tentuan te kalonin ne kufi 84 mije euro pa i deklaruar e pesojne dy shtetasit polake

Dy shtetas polakë janë proceduar penalisht, pasi kanë tentuar të nxjerrin nga territori shqiptar shumën prej 84 mijë eurosh pa i deklaruar.

Policia njofton se shuma e parave u sekuestrua, ndërsa hetimi për këto dy persona do të kryhet në gjendje të lirë.

PKK Hani i Hotit

Tentuan të nxirrnin nga Shqipëria, pa i deklaruar, rreth 84 000 euro, procedohen penalisht 2 shtetas polakë.

Sekuestrohet shuma e eurove.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit konstatuan një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pkk.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të RSh-së, u kalua për kontrolle në vijë të dytë, automjeti me të cilin lëviznin shtetasit polakë M. K., 35 vjeç dhe M. G., 33 vjeçe. Policia gjeti në këtë automjet rreth 84 000 euro që 2 shtetasit synonin t’i nxirrnin nga vendi, pa i deklaruar.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 2 shtetasit polakë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts