Teori konspiracioni pas debatit presidencial në SHBA, çfarë po thuhet për vathët me perla të Kamala Harris

teori konspiracioni pas debatit presidencial ne shba cfare po thuhet per vathet me perla te kamala harris





































Teori konspiracioni janë përhapur në mesin e mbështetësve të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump pas debatit me kandidaten demokrate Kamala Harris.

Kamala Harris, kufjet nova, vathet (2)

Republikanët kanë ngritur pretendimet se vathët që Kamala Harris kishte vendosur gjatë debatit nuk janë vathë, por kufje sekrete.

Harris, e cila ka thënë më parë se kufjet Bluetooth janë një “rrezik sigurie”, u akuzua se mbante vathë me perla për ta ndihmuar atë gjatë përballjes 90-minutëshe me kundërshtarin e saj republikan.

Kritikët e saj kanë supozuar pa prova se vathët e arit, të cilët Harris i ka veshur më parë dhe janë nga Tiffany’s, janë në fakt një palë vathë audio “të zgjuar” të projektuar nga start-up gjerman NOVA, shkruajnë revista Newsweek dhe gazeta Bild.

E vetmja ngjashmëri mes vathëve dhe kufjeve është se të dyja kanë një perlë.

Kufjet NOVA
Kufjet NOVA

Veçanërisht, një llogari X e quajtur “The Maverick Approach”, e cila pretendon të jetë një “burim alternativ lajmesh”, mbështet me zjarr teorinë e konspiracionit të vathëve kufje të kandidates demokrate për president.

“Ka një çështje të madhe me këtë diskutim,” shkruante llogaria në X. “Unë thashë se asaj i thanë se çfarë të thoshte gjatë debatit dhe mendja ime ishte e drejtë. Novas janë kufjet e para dhe të vetme në botë me valë”, shkruhej në postim.

Shumë përdorues të rrjetit nxituan të sqarojnë, duke i bërë jehonë teorisë së konspiracionit me një foto të Harris gjatë telefight, në të cilën aparatet e saj të dëgjimit duken qartë.

Një faqe kickstarter që promovon teknologjinë thotë se vathët NOVA H1 Audio, të cilët thuhet se janë vathët e parë akustikë, vendosen në llapët e veshit dhe mund të projektojnë tingullin nga brenda perlës drejtpërdrejt në kanalin e veshit.

“Dy mikrofona miniaturë me cilësi të lartë janë të vendosura në çdo vathë, duke i siguruar përdoruesit thirrjet telefonike të qarta kristal dhe anulimin e zhurmës së erës”, thuhet në reklamë. “Këta vathë janë plotësisht të pajisur me teknologjinë më të fundit, të ngulitur në perla të vërteta për t’ju ofruar muzikë, telefonata dhe asistentë dixhitalë gjatë gjithë ditës.”

NOVA H1 kushtojnë rreth 625 dollarë dhe janë në dispozicion vetëm në ngjyrë ari.

Vathët Tiffany's
Vathët Tiffany’s

Në të njëjtën kohë, mbështetësit e Harris nuk po e pranojnë ekzistencën e kufjeve sekrete, duke trumbetuar se vathët e saj janë bizhuteri nga Tiffany’s, çmimi i të cilave arrin në 2000 dollarë.

Megjithatë, sipas mediave amerikane, vathët thuhet se janë vërtet nga Tiffany & Co.

E nëse Harris donte vërtet të dëgjonte dikë duke i pëshpëritur në vesh, ka shumë pajisje në treg që janë krejtësisht të padukshme, komenton shtypi amerikan dhe  Bild.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →