Sport

“Tërbohet” Cristian Shpendi, sulmuesi kuqezi i dërgon “sms” Sylvinho-s, realizon “dopietë” (VIDEO)

terbohet cristian shpendi sulmuesi kuqezi i dergon sms sylvinho s realizon dopiete video
terbohet cristian shpendi sulmuesi kuqezi i dergon sms sylvinho s realizon dopiete video

Për fat të mirë, talentet kuqezi të shpërndarë kudo në botë, japin garanci për të ardhmen. Me Sylvinho-n në stol, faza ofensive është kthyer në pikën më të fortë të Shqipërisë, madje trajneri ka luksin të përzgjedh, kujtojmë që në “Euro2024”, la jashtë dy sulmues si Cikalleshi dhe Myrto Uzuni.

Një tjetër yll që po shkëlqen është edhe Cristian Shpendi, i cili vijon formën fantastike edhe këtë fillim sezoni. Shpendi ishte protagonist absolut për ekipin e tij, Cesena, në sfidën e parë të Serie B, ku përballë Carrarese realizoi një “dopietë” golash.

Në minutën e 8-të, në topin e parë që i erdhi në këmbë, Shpendi u tregua perfekt duke dërguar topin në rrjetë. Sulmuesi i shpresave goditi dhe shtyllën pak minuta më pas, thuajse me një aksion fotokopje.

[embedded content]

Në minutën e 23-të, Cesena fitoi një 11-metërsh, të cilën e mori përsipër Shpendi. Nga pika e bardhë, sulmuesi u tregua perfekt duke dyfishuar shifrat. Fal dygolëshit të Shpendit, Cesena i bëri një nisje me tre pikë sezonit të ri pas suksesit 2-1.

Shpendi i shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa në konferencë për shtyp nuk e fshehu gëzimin për këtë start sezon me tre pikë, por theksoi se ka ende shumë gjëra për t’u përmirësuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts