Ndihmësi i Kremlinit, Nikolai Patrushev tha të premten se aleanca ushtarake NATO, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi ishte e përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e sulmit të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë.
Patrushev, në një intervistë për gazetën Izvestia, tha se deklaratat e Shteteve të Bashkuara se nuk ishin të përfshirë në sulm nuk ishin të vërteta. “Operacioni në rajonin e Kurskut ishte planifikuar gjithashtu me pjesëmarrjen e NATO-s dhe shërbimeve speciale perëndimore”, citohet të ketë thënë Patrushev.
“Deklaratat e udhëheqjes së SHBA-së se nuk ishin të përfshirë në krimet e Kievit në rajonin e Kurskut nuk janë të vërteta. Pa pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre të drejtpërdrejtë, Kievi nuk do të kishte hyrë në territorin rus”, ka thënë ai.
Shtëpia e Bardhë tha se Ukraina nuk dha njoftim paraprak për inkursionin e saj dhe se Uashingtoni nuk kishte asnjë përfshirje në operacion. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar pamjet, ku pretendohet se tregojnë armët amerikane në territorin rus në Kursk./The Guardian/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co