Tërheqja e Biden nga gara presidenciale, Obama: Ishte një nga presidentët më të rëndësishëm të SHBA

terheqja e biden nga gara presidenciale obama ishte nje nga presidentet me te rendesishem te shba
terheqja e biden nga gara presidenciale obama ishte nje nga presidentet me te rendesishem te shba

Pas tërheqjes nga gara presidenciale të Joe Biden, ka ardhur edhe reagimi i ish-presidentit Barack Obama. Ky i fundit shprehet se Biden ka qenë ndër presidentët më të rëndësishëm të SHBA.

“Joe Biden ka qenë një nga presidentët më të rëndësishëm të Amerikës, si dhe një mik i dashur për mua”, shkroi Obama në X.

Obama ka shtuar se Biden kujtoi sot se është një patriot i niveleve të larta.

Barack Obama e emëroi Joe Biden si zëvendës të tij kur ishte president. Ai së fundmi i kishte kërkuar Biden që të marrë në konsideratë pozicionin e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →