Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar menjëherë, pasi Joe Biden njoftoi tërheqjen e tij nga gara presidenciale për zgjedhjet në nëntor.
Trump duke folur për CNN, tha se Biden ka qenë presidenti më i keq në histori. Ai tha se nëse Kamala Harris do të jetë përballë tij, atëherë do ta ketë më të lehtë që ta mundë.
Kujtojmë se me anë të një letre të postuar në rrjetet sociale, Biden tha se ka qenë një nder për të që të jetë president i SHBA dhe se e ka marrë vendimin e tërheqjes për nder të partisë dhe Amerikës.
“Besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, ka thënë Biden në letër.
Joe Biden ka dhënë dorëheqjen, pas një fushate presioni nga zyrtarë të lartë të demokratëve, organizatorë dhe donatorë, që mendonin se me Biden kandidat, Trump mund të fitonte zgjedhjet. Edhe gafat e Biden kishin bërë që sondazhet ta nxirrnin poshtë atë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co