Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka reaguar, pas tërheqjes nga gara për president të SHBA-ve të Joe Biden.
Scholz tha se Biden ka arritur të bëjë shumë për Amerikën, për Europën dhe botën.
“Falë Biden, bashkëpunimi euroatlantik është i ngushtë, NATO është e fortë dhe Amerika është një partner i mirë dhe i besueshëm për ne. Vendimi i tij për të mos kandiduar meriton respekt”, ka shkruar Scholz në X.
My friend @POTUS Joe Biden has achieved a lot: for his country, for Europe, for the world. Thanks to him, transatlantic cooperation is close, NATO is strong and the USA is a good and reliable partner for us. His decision not to run again deserves respect.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) July 21, 2024
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co