Diplomati i karrierës Agim Nesho, në një lidhje live në News 24, ka komentuar dorëheqjen e Joe Biden nga gara për president të SHBA, vetëm disa muaj larg zgjedhjeve.
Nesho tha se Biden u vu nën presion nga figura të larta të demokratëve, pas sondazheve, që nxirrnin Donald Trump fitues në zgjedhe. Sipas diplomatit Nesho, kjo ishte lëvizja e vetme që demokratët të kenë një moment të ri për zgjedhjet e nëntorit.
Agim Nesho: Kjo dorëheqje e Joe Biden ishte lëvizja e vetme e demokratëve për një moment të ri. Ishte presidenti më i mirë që ka pasur SHBA, një njeri me vizion dhe idealist, por në kushtet e lodhjes nuk mund ta përballonte dot garën. Por kjo ishte rruga më e mirë dhe atë zgjodhi. Ky person duhej të zëvendësohej që të krijohet monumentum i ri.
[embedded content]
E bëri këtë akt se partia nisi të çahej dhe nuk përballonte luftën ndaj presidentit Trump. Është presioni i figurave të larta të partisë dhe ndjenja e përgjegjësisë së tij. Donald Trump kishte nisur të ishte në avantazh dhe ndeshja u bë e pabarabartë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co