Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e së mërkurës në disa qytete të Shqipërisë.
Sipas informacioneve të para lëkundja ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit. Raportohet se thellësia e valëve ka qenë 6.5 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë dhe në Lezhë, Laç e Fushë-Krujë.
Paniku ka mbërthyer banorët, kryesisht në zonat pranë epiqendrës aty ku lëkundjet janë ndjerë më të forta, të cilët kanë dalë nga banesat e tyre.
(A.A/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co