Terror në Kaukaz/ U shënjestruan kisha, sinagoga dhe policia, shkon në 9 numri i viktimave, dhjetëra të tjerë…

terror ne kaukaz u shenjestruan kisha sinagoga dhe policia shkon ne 9 numri i viktimave dhjetera te tjere
terror ne kaukaz u shenjestruan kisha sinagoga dhe policia shkon ne 9 numri i viktimave dhjetera te tjere

Persona të armatosur në republikën e Kaukazit të Veriut të Rusisë, Dagestan, kanë vrarë gjashtë oficerë policie.
Lajmi raportohet nga BBC ndërkohë që njoftohet se si pasojë e sulmeve kanë mbetur të plagosur edhe 12 oficerë të tjerë.

Një sinagogë, dy kisha dhe një postbllok policie u vunë në shënjestër të sulmeve në qytetet Derbent dhe Makhachkala.

Një prift ortodoks rus është vrarë gjithashtu dhe të paktën dy nga autorët kanë humbur jetën.

Vijon puna për kapjen e më shumë pjesëmarrësve në sulm.

Pamjet në mediat sociale tregojnë ndërtesa në flakë në të dy qytetet.

Në një video tjetër, njerëz të veshur me rroba të errëta shihen duke qëlluar mbi makinat e policisë, përpara se një autokolonë me automjete të shërbimit të urgjencës, me sirena të ndezura, të mbërrijë në vendngjarje në Makhachkala, qyteti më i madh i Dagestanit.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se kishte nisur një hetim mbi “aktet e terrorit”, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →