Bota Shqiperia

Testi në Shkollën e Magjistraturës, 299 aplikantë për 35 kuota! Ja datat kur do të zhvillohet gara! Konkurrentëve për gjyqtarë, prokurorë e avokatë shteti, provim me dy faza

testi ne shkollen e magjistratures 299 aplikante per 35 kuota ja datat kur do te zhvillohet gara konkurrenteve per gjyqtare prokurore e avokate shteti provim me dy faza













































Në tri ditë, garuesit për 35 vende vakante në sistemin e drejtësisë do të “luftojnë” për të zënë një vend në atë që quhet Shkolla e Magjistraturës. Janë përcaktuar datat, ndërsa është bërë me dije se numri i konkurrentëve është 299, ku shkolla ka paraqitur edhe fushat juridike në të cilat këta garues do të testojnë njohuritë.

Shkolla e Magjistraturës1

Kështu, dje Shkolla e Magjistraturës ka bërë publike edhe listën e konkurrentëve që do të garojnë për gjyqtarë, prokurorë, këshilltarë ligjorë në gjykatë, prokurori dhe avokat shteti. Gjithsej janë 299 aplikantë. Numri i kuotave për vitin akademik 2025-2026 janë 10 vende vakante për profilin gjyqtar dhe 3 vende vakante për profilin ndihmës ligjor në gjykatë, 12 vende vakante për profilin prokuror, 3 vende vakante për profilin këshilltar ligjor në prokurori. Po ashtu, janë 7 vende vakante për profilin avokat shteti në nivel vendor, pranë ministrive/zyrave vendore.

Provimi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza, ku sipas të dhënave faza e parë do të jetë me datë 22 prill 2025, ora 8.00-13.00, Salla e Koncerteve, Pallati i Kongreseve, Tiranë. Ndërkohë që faza e dytë do të jetë më datë 24 dhe 25 prill 2024, ora 08.00- 13.00, holli kryesor i Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Konkurrentët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit. Programi i provimit të pranimit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) është i publikuar në faqen e internetit të Shkollës “www. magjistratura.edu.al”.

Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: testi i inteligjencës, gjuhë shqipe, legjislacioni i BE-së, marrëdhënie ndërkombëtare, e drejtë e krahasuar (parimet e përgjithshme), historia e shtetit dhe të së drejtës, etikë profesionale, e drejtë kushtetuese, e drejtë civile dhe e detyrimeve, procedurë civile, e drejtë penale, procedurë penale, e drejtë administrative, e drejtë familjare, e drejtë tregtare dhe e drejtë e punës.

/Gazeta Panorama

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts