Ditën e djeshme në rubrikën “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën ka qenë e ftuar ish-konkurrentja e Për’puthen Gabriela Arapi.
Kjo e fundit në një lojë me Ronaldon, ka shprehur mendimin për disa personazhe publikë. Kur erdhi radha tek Bardhi, Gabriela merr foton e reperit e palos dhe e fut tek gjoksi. Ajo shprehet se Bardhi është një djalë shumë i mirë dhe i pëlqen karakteri. Ndërsa përsa i përket Sarës, partneres së Bardhit, Gabriela preferoi që fotografinë e saj ta digjte me çakmak. Ajo ka shprehur se edhe pse nuk e njeh, Sara i jep një energji negative dhe nuk e ka aspak qejf.
Ronaldo Sharka: Çfarë do i bëjë Gabriela Arapi Bardhit?
Gabriela Arapi: Më pëlqen si djalë, si karakter. Meritoni më pëlqen si pamje, por Bardhi më pëlqen dhe sot do kapë jackpot-in. Do e marr dhe do e vendos në zemër. Do kapë jackpot-in nga 3 shtatat.
Ronaldo Sharka: Do shohim se çfarë do thotë Sara Gjordeni pas këtij gjesti. Çfarë do i bësh fotos së Sarës?
Gabriela Arapi: Sarën nuk e llogarisim, që kështu a ta djegim? Sara nuk më ka bërë gjë thjesht nuk më pëlqen, më jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njoh personalisht.
“Teta Rona, ma hiq…”, intervista e Gabriela Arapit bëhet “Teta Rona, ma hiq…”, intervista e Gabriela Arapit bëhet
Por mesa duket kjo intervistë u bë dhe mollë sherri, pasi Bardhi ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale dhe i kthehet Ronaldos me tone të rënda, duke e quajtur “rob fals” dhe “teta Rona”. Bardhi shprehet se këto komente dashakeqe që po i bëhen Sarës, po e dërgojnë në spital, duke nënkuptuar që Sara nuk e ka përballuar aspak mirë. Më tej Bardhi shton se Sara po përballet me situata shumë të vështira çdo ditë dhe sërish vazhdon të qëndrojë e fortë.
A keni turp? A ka censurë për fyerje të këtij niveli? O rob fals, edhe ti, edhe ajo ‘teta Rona’ kështu jeni, për dy klikime e duke e pranuar që Sara s’të ka bërë gjë. Duke e provokuar për çdo dalje që jeni duke bërë e më pas prekeni kur reagon Sara. Edhe Sara është njeri apo keni filluar duke u besuar këtyre komentuesve me llogari false? Stop me këto ofendime e bullizime se e keni bërë për spital çdo ditë. A keni motra ju? Se me çka po përballet kjo vajza çdo ditë, e di veç unë dhe Zoti dhe ajo prapë rri në këmbë e fortë. Ne shqiptarët kur na djegin flamurin jemi gati për luftë, por nëse djeg foton e femrës çfarë do të thotë? Jemi shqiptarë, njihemi për tradita e moral. Vendose pak veten në pozitën e tjetrit. P.s., teta Rona, ma hiq foton që aty.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co